Receta e Ditës - Cheesecake i Pjekur Bask

Receta e Ditës - Cheesecake i Pjekur Bask

Cheesecake I Pjekur Bask është një ëmbëlsirë shumë popullore origjina e së cilës vjen nga rajoni Bask në kufi me Spanjën. Kjo lloj torte është e veçantë për shkak të pamjes ku pjesa e sipërme ka një ngjyrë të errët të djegur i cili krijon një shije të thellë dhe karamelizuar. Pavarësisht pamjes së tij të thjeshtë dhe të “djegur,” rezultati është një tortë e butë, kremoze dhe e shijshme që do t'ju bëjë ta përlani menjëherë!

Përbërësit:
700g djathë kremi (si Philadelphia)

200ml krem i trashë (për mbushje me 35% yndyrë)

200g sheqer

3 vezë (të rrahura)

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1/4 lugë çaji kripë

2 lugë gjelle miell

Hapat e Përgatitjes:

1 - Përgatitja e Formës
Përdorni një formë tortë të rrumbullakët (20-23 cm në diametër). Shtroni fundin dhe anët e saj me letrën e pjekjes duke siguruar që të ketë mbi të paksa të ngjitur për të lejuar që torta të dalë lehtësisht pasi të jetë gati. Shtypni letrën në mënyrë që të formohet një shpërndarje e barabartë rreth anëve.

2 - Përgatitja e mbushjes së tortës
Në një tas të madh bashkoni djathin krem dhe kremin e trashë. Përdorni një mikser ose një spatulë për t’i përzier deri sa të krijoni një masë të butë dhe kremoze.

- Shtoni sheqerin dhe vazhdoni përzierjen derisa sheqeri të tretet plotësisht.

- Shtoni vezët njëri pas tjetrit, duke vazhduar të përzieni derisa të integrohen plotësisht me masën e djathit.

- Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe kripën për të balancuar shijet.

- Në fund shtoni miellin dhe përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene dhe kremoze.

3 - Pjekja:
- Ngrohni furrën në 220°C (200°C me ajër të nxehtë) dhe pjekni tortën për 50-60 minuta.

Gjatë pjekjes mund të shihni që sipërfaqja e tortës do të marrë një ngjyrë të errët. Kjo është e zakonshme pasi kontribuon për t'i dhënë në shijen karakteristike të karamelizuar.
Torta është gati kur pjesa e jashtme ka krijuar kore dhe ka marrë ngjyrë kafe ndërsa brenda është ende e butë dhe kremoze. Mund të përdorni një shkop druri për të kontrolluar brendësinë — duhet të dalë i pastër por ende i butë.

4 - Ftohja:
- Pasi ta nxirrni nga furra lëreni cheesecake-n të ftohet në temperaturë dhome për rreth një orë dhe më pas vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë ose deri sa të ftohet plotësisht.

- Kur të jetë ftohur hiqni tortën nga forma dhe vendoseni në një pjatë servirjeje.

5 - Dekorimi dhe Shërbimi:
Ky cheesecake ka një pamje natyrale dhe të thjeshtë, por mund ta dekoroni me disa fruta të freskët (si manaferra ose boronica) ose me pak pluhur sheqeri sipas dëshirës tuaj.
Pjesa e jashtme mund të jetë e djegur por brenda do të jetë e butë, e kremozë dhe e shijshme.

Këshilla
- Nëse preferoni një cheesecake më të butë, mund të zvogëloni kohën e pjekjes dhe ta hiqni nga furra kur ende ka një konsistencë të lehtë në qendër.

- Mund ta shërbeni me fruta të freskëta si boronica, manaferra, ose copëza portokalli për një shije më të freskët dhe një pamje më tërheqëse.

- Temperatura e lartë është çelësi i suksesit për këtë tortë. Do të formohet një sipërfaqe e bukur dhe e karamelizuar që i jep një shije të veçantë.

Provojeni këtë ëmbëlsirë kaq të veçantë dhe ndani me ne ekperiencën tuaj!

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-