Nëse jeni adhurues të ëmbëlsirave të pasura dhe me shije të veçantë, brownies me çokollatë dhe tahini janë receta që duhet ta provoni patjetër. Këta kubikë të butë kombinojnë ëmbëlsinë intensive të çokollatës së zezë me shijen pak të kripur dhe arrore të tahinit për një rezultat që të surprizon në çdo kafshatë.
Përbërësit
Për brumin e brownies:
225 g gjalpë pa kripë
225 g çokollatë e zezë (60–70% kakao), e copëtuar
300 g sheqer të bardhë
100 g sheqer kaf
4 vezë të mëdha, në temperaturë ambienti
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
125 g miell
25 g kakao pluhur
½ lugë çaji kripë
Për kremin me tahini:
120 g tahini (i përzier mirë)
3 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje
1–2 lugë gjelle ujë të ngrohtë (për ta holluar)
Një majë kripë
Përgatitja
- Ngrohni furrën në 175°C dhe shtroni një tavë katrore 23x23 cm me letër pjekjeje.
- Shkrini çokollatën dhe gjalpin në banjomari ose mikrovalë, derisa masa të jetë homogjene. Lëreni të ftohet pak.
- Përziejeni me sheqerin, më pas shtoni vezët një e nga një, duke rrahur mirë pas çdo veze. Shtoni vaniljen.
- Shtoni përbërësit e thatë: miellin, kakaon dhe kripën, duke i përzier lehtë pa e tepruar.
- Përgatitni kremin me tahini duke përzier tahinin, mjaltin/shurupin, pak kripë dhe ujë të ngrohtë derisa të bëhet një masë e lëngshme por jo shumë e hollë.
- Hidhni brumin e brownies në tavë, më pas vendosni me lugë masa tahini mbi sipërfaqe. Përdorni një thikë ose shkop druri për të krijuar efektine e vijave të ndërthurura.
- Piqini për 28–35 minuta, derisa skajet të jenë të pjekur por qendra të mbetet pak e butë. Lërini të ftohen plotësisht para se t’i prisni.
- Për dekor dhe shije më të veçantë, spërkatini sipër me fara susami përpara pjekjes.
Ndjajini këta kubikë kaq të shijshëm me njerëzit tuaj më të dashur sepse ia vlen të provohen nga të gjithë!
Komente