Raportim i Situatës së Zjarreve në Shqipëri - 34 Vatra Zjarri, 8 Aktive dhe 3 në Monitorim

Raportim i Situatës së Zjarreve në Shqipëri - 34 Vatra Zjarri, 8 Aktive dhe 3 në Monitorim

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë zjarresh ku janë raportuar 34 vatra nga të cilat 8 vijojnë të jenë ende aktive dhe 3 janë nën monitorim. Situata më problematike paraqitet në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Situata në Dukat dhe Shkodër
Në vatrën e zjarrit pranë “Maja e Paliskës” mbi fshatin Dukat situata pati një përmirësim mbas ndërhyrjes nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore por më vonë zjarri u riaktivizua sërish gjatë mbrëmjes. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e situatës ndërsa sot janë dërguar në terren edhe 40 efektivë nga Forcat e Armatosura. Pritet gjithashtu ndërhyrje ajrore me një helikopter të Forcës Ajrore.

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës
Në vatrën e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Lurës ndërhyrja e avionit Canadair kroat nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile ka sjellë një përmirësim të situatës por nuk ka arritur të shuajë plotësisht zjarret. Puna për shuarjen e flakëve vijon edhe sot.

Situata në "Përroi i Zi"
Në vendin e quajtur "Përroi i Zi" zjarri vazhdoi të përparonte dhe kërkoi ndërhyrje nga avionët Canadair kroatë për të ngadalësuar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe stanëve. Megjithatë temperaturat e larta dhe erërat e forta ndikuan negativisht në kontrollin e situatës. Puna për shuarjen e zjarrit vijon edhe sot.

Aktivizimi i Fuqishëm i Zjarreve nga Kufiri me Mirditën
Gjatë orëve të pasdites zjarri në kufirin me Mirditën është riaktivizuar fuqishëm dhe pritet të operojnë 2 helikopterë hungarezë dhe një avion Canadair kroat për të mbështetur operacionet.

Forcat Angazhuara
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
- 40 automjete zjarrfikëse

- 776 forca operacionale nga strukturat vendore dhe qendrore

- 345 forca nga Forcat e Armatosura (FA), me 3 mjete dhe 3 helikopterë

- 1 avion Canadair kroat

- 2 helikopterë hungarezë për misione rikonjicioni

Për ditën e sotme, vazhdojnë operacionet me:

- 215 efektivë të FA

- 1 helikopter nga FA

- 1 avion Canadair kroat

- 2 helikopterë hungarezë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile

Parashikimi i Motit dhe Rreziku i Zjarreve
Sipas IGJEO-s sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Për sa i përket zjarreve niveli i rrezikut pritet të jetë i lartë në të gjitha qarqet.

Thirrje për Kujdes
Autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes dhe bashkëpunim duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe raportuar menjëherë çdo vatër të dyshuar pranë autoriteteve përkatëse.

#ShuarjeZjarresh #KujdesPërMjedisin #BashkëpunimQytetar

Lajmi nga: Armand Xhelili
Media e dytë
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-