Raporti i Plotë i Situatës së Zjarreve në Shqipëri

Raporti i Plotë i Situatës së Zjarreve në Shqipëri

Deri në orën 13:00 ditën e sotme janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë aktive dhe 9 janë nën monitorim. Ja një përmbledhje e situatës në disa nga qarqet më të prekura:

Qarku Dibër:
Liqeni i Luleve, Parku Kombëtar Lurë: Zjarri po zhvillohet në dy vatra, mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Fushën e Pelave. Forca bashkiake janë angazhuar dhe situata është nën kontroll.

Zall Gjoçaj, Derjan: Vatra aktive, kërkohet ndihmë nga ajri.

Fshati Ulëz: Zjarri është shuar në Dibër, por ka marrë zhvillim drejt Mirditës (Lezhë). 15 forca bashkiake janë angazhuar.

Livadhet e Peladhisë: Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Situata është nën monitorim nga forcat e bashkisë Bulqizë.

Qarku Vlorë:
Maja e Paliskës, Dukat: Zjarri po shuhen me angazhimin e forcave për operacionin.

Fshati Kalasë, Delvinë: Zjarri është nën kontroll, pas operacioneve të asistuara nga helikopterët dhe forcat ushtarake.

Ploç, Sevaster, Selenicë: Zjarri ka kaluar në drejtim të malit të Smokthinës. Vatra është aktive dhe po punohet për shuarjen.

Kopacez, Vergo: Vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, ku është e pamundur të ndërhyhet nga forcat e FA.

Markat, Konispol: Zjarri është aktivizuar dhe po punohet nga forcat e bashkisë dhe zjarrfikësit.

Qarku Elbasan:
Shmil, Dritas: Puna për shuarjen e zjarrit ka vazhduar me angazhimin e 36 forcave.

Gurakuq, Librazhd: Po merren masa për të menaxhuar 3 vatra aktive zjarri.

Bregu, Gramsh: Zjarri është aktivizuar dhe po punohet për shuarjen e tij nga forcat zjarrfikëse.

Qarku Lezhë:
Shkopet, Milot: Zjarri është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë, por nuk ka rrezik për banesa. Forcat vendore dhe helikopterët janë angazhuar në situatën e menaxhimit të zjarrit.

Qarku Korçë:
Dishnicë, Bulgarec: Vatra e zjarrit është aktive, por me intensitet të ulët.

Qeramica, Devoll: Zjarri ka rrezik të përhapet për shkak të erës, dhe po punohet për neutralizimin e tij.

Strelcë, Gorë, Maliq: Vatra e zjarrit ka vazhduar në drejtim të veriut dhe është në monitorim.

Qarku Berat:
Muzhakë, Çepan, Skrapar: Zjarri është nën kontroll, duke djegur shkurre dhe pyje, por nuk ka rrezik për banesa.

Konisbaltë, Dimal: Zjarri është vënë nën kontroll, me ndihmën e helikopterëve dhe forcave ushtarake.

Lybeshë, Poliçan: Zjarri është izoluar dhe po mbahet nën monitorim nga banorët.

Qarku Gjirokastër:
Kardhiq-Delvinë: Zjarri është në lartësi dhe nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë.

Levan, Memaliaj: Zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore dhe po punohet për shuarjen e tij.

Qarku Kukës:
Gryka e Motinës, Dragobi: Zjarri është i vështirë për t'u shuar për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë.

Pjesëmarrës në Operacione:
634 forca bashkiake (MZSH, Pyjore, etj.)

284 forca ushtarake

36 mjete zjarrfikëse

Përditësim në vijim
Po merren masa për të kontrolluar dhe shuar çdo vatër zjarri, ndërsa operacionet do të vazhdojnë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-