Rama publikon pamje të reja: “Transformimi i Onkologjikut vazhdon”

Rama publikon pamje të reja: “Transformimi i Onkologjikut vazhdon”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga brenda Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare, duke deklaruar se procesi i transformimit të këtij shërbimi po vijon me ritme të shpejta.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shfaqen sallat e kimioterapisë të pajisura me poltrone të reja, të cilat po zëvendësojnë infrastrukturën e vjetër dhe synojnë të rrisin komoditetin e pacientëve që marrin trajtim.

Rama theksoi se ky ndryshim po bëhet nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke e përshkruar atë si një personalitet të njohur në botën akademike të trajtimit të kancerit.

“Me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, e cila është një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë,” shkroi Rama.

Punimet në Onkologjik janë pjesë e një programi më të gjerë investimesh në shëndetësi, ku përfshihet zgjerimi i kapaciteteve, modernizimi i sallave dhe përmirësimi i kushteve për pacientët që trajtohen me terapi antitumorale.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-