Rama Publikon Pamje nga Aksioni për Lirimin e Hapësirave Publike: “Çarja e Bllokadave Vazhdon, Ecim”

Rama Publikon Pamje nga Aksioni për Lirimin e Hapësirave Publike: “Çarja e Bllokadave Vazhdon, Ecim”

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga aksionet që po realizohen për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama theksoi progresin e këtij aksioni, duke shkruar: “Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim.”

Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje direkte në terren, ku po prishen dhe largohen ndërtime apo struktura të paligjshme që kishin zënë hapësira publike. Këto ndërhyrje janë pjesë e një përpjekje për të krijuar më shumë hapësira të lira për qytetarët.

Kryeministri ka kritikuar vazhdimisht fenomenin e zaptimit të hapësirave publike dhe ka theksuar se ndërhyrjet do të vazhdojnë me vendosmëri. Aksioni për lirimin e këtyre hapësirave pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e një fushate më të gjerë për rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

Lajmi nga: Endri Goxhaj
Endri Goxhaj

Endri Goxhaj

Endri Goxhaj është një gazetar dhe aktivist per te drejtat e kafsheve , i diplomuar në Hoteleri-Turizëm, me një karrierë në media që nga viti 2016.
Puna e tij është fokusuar në denoncimin e abuzimeve ndaj kafshëve dhe shkeljeve sociale që prekin gjithashtu dhe njerëzit më të pambrojtur.
Përmes raportimeve dhe dokumentimeve në terren, është bërë një zë i rëndësishëm për ata që nuk kanë mundësi të flasin vetë duke sjellë në vëmendje histori që kërkojnë drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Për të, gazetaria nuk është profesion, por mision të tregosh të vërtetën, edhe kur të gjithë të tjerët zgjedhin të heshtin.

Komente

-