Rama në Samitin e NATO-s në Hagë – Fokus tek siguria në Ballkan dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë – Fokus tek siguria në Ballkan dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes

Hagë, Holandë – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s që po zhvillohet më 24 dhe 25 qershor në qytetin Hagë.

Në qendër të diskutimeve të këtij samiti janë:
– përforcimi i mbrojtjes kolektive,
– rritja e shpenzimeve të përbashkëta,
– dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, me theks të veçantë te situatat në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukraina.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku të pranishëm do të jenë edhe:
– Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
– Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes
– Vlora Hyseni, Drejtore e AKSHI
– dhe Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Ky takim do të fokusohet në sigurinë në Ballkan dhe bashkëpunimin strategjik të Shqipërisë me aleancën.

Në mbrëmje, Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, në Pallatin Mbretëror Huis ten Bosch.

Të pranishëm në këtë aktivitet janë liderët e SHBA-së, BE-së dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndër të tjera.

Për mbarëvajtjen e Samitit janë angazhuar mbi 10 mijë forca sigurie, përfshirë trupa tokësore, helikopterë dhe patrulla detare, ndërsa priten vendime të rëndësishme për një qasje të re të mbrojtjes kolektive të aleatëve në kohë krizash të shumëfishta ndërkombëtare.

BluTV do të vijojë të raportojë mbi zhvillimet kyçe të Samitit dhe rolin e Shqipërisë në aleancën euroatlantike.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-