Kryeministri Edi Rama ka nderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Gjatë një ceremonie solemne, Rama vlerësoi ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe në momente të vështira historike për Shqipërinë siç ishin spastrimi etnik në Kosovë dhe tërmeti shkatërrues i vitit 2019.
“Është një nder i madh t’ju presim për herë të dytë në vendin tonë. Nuk do ta harroj kurrë kur erdha tek ju pas tërmetit dhe ju më thatë që ju dhe populli juaj nuk jeni vetëm,” kujtoi Rama në fjalën e tij.
Kontributi i Emirateve në Momente Kritike për Shqipërinë
Kryeministri Rama e cilësoi Sheikh Muhammed Bin Zayed si një mbështetës të jashtëzakonshëm për Shqipërinë duke vlerësuar veprimet e tij të shpejta dhe të fuqishme pas tragjedive natyrore dhe përkushtimin e tij të palëkundur për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
Ylli i Mirënjohjes Publike - Simbolika dhe Frymëzimi
Rama theksoi se titulli i dhënë, "Ylli i Mirënjohjes Publike" është një simbol i ngjyrave kombëtare të Shqipërisë të cilat përfaqësojnë jo vetëm identitetin tonë por edhe vlerat e dorëzimit ndaj providencës hyjnore dhe shërbimit për tjetri. Sipas tij, këto ngjyra frymëzuan poezinë e shquar të Fan Nolit dhe janë të lidhura ngushtë me traditat dhe historinë e kombit shqiptar.
Vula e Skënderbeut dhe Trashëgimia e Paqes
“Ylli i këtij urdhri është frymëzuar nga vula e Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë,” shpjegoi Rama. "Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit, Sulejmanit, mbretit të paqes, shpirti dhe trashëgimia e të cilit janë një model për udhëheqësit globalë, si Sheikh Muhammed Bin Zayed."
Rama përmendi gjithashtu se ky Yll është një udhërrëfyes për njerëzimin dhe një simbol i paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar duke theksuar se ky titull është një nder për të dy popujt, shqiptarët dhe arabët.
Komente