Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit, fermerët përfitojnë nga skemat mbështetëse

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit, fermerët përfitojnë nga skemat mbështetëse

Në fushat pjellore të Myzeqesë ka nisur zyrtarisht sezoni i korrjes së grurit, një nga proceset më të rëndësishme për ekonominë bujqësore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga terreni, duke theksuar rolin kyç që luan bujqësia në zhvillimin ekonomik dhe jetesën e mijëra familjeve shqiptare.

“Fushat e grurit në Myzeqe, ku ka nisur sezoni i korrjes,” u shpreh Rama, duke vënë në pah edhe efektet pozitive të politikave të reja mbështetëse për fermerët.

Këtë vit, fermerët po përfitojnë nga subvencionet direkte, skemat që ulin kostot e prodhimit dhe programet që synojnë rritjen e cilësisë dhe kapacitetit në agropërpunim, mekanikë bujqësore, agroturizëm, peshkim dhe akuakulturë.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar së fundmi një Garanci Sovrane me vlerë 3 miliardë lekë, që synon të lehtësojë aksesin në financë për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi, duke i ndihmuar ata të modernizojnë punën dhe të përballen më mirë me sfidat e tregut.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-