Rama mbledh komitetin e Emergjencave Civile, refuzon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë

Rama mbledh komitetin e Emergjencave Civile, refuzon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama mblodhi komitetin ndërministror të Emergjencave Civile në godinën e qeverisë për të lexuar bilancin e pasojave të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin.

Rama theksoi se për situatën në 7 qarqe, ai nuk sheh përgjegjësi për mosfunksionimin e strukturave shtetërore apo për ndërhyrjet pa kriter në territor. Sipas tij, përgjegjësia bie te moti dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve.

Në mbledhje, kryeministri refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke theksuar se do të dëmshpërblehen të gjitha familjet që janë dëmtuar nga përmbytjet.

Rama pranoi se ka pasur mundësi për të dëgjuar edhe retorikën e kundërshtarëve politikë, por theksoi se reshjet që kanë rënë deri tani janë më të mëdha se sasia mesatare e reshjeve për muajin e tanishëm. Ai kërkoi nga komiteti i emergjencave që të qëndrojnë të mobilizuar për të përballuar situatën.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-