Rama feston 61-vjetorin në selinë e PS -  Karafila të kuq si dhuratë dhe mesazhe për bashkëpunim

Rama feston 61-vjetorin në selinë e PS - Karafila të kuq si dhuratë dhe mesazhe për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të premte në selinë e Partisë Socialiste me duartrokitje dhe urime me rastin e ditëlindjes së tij. Kreu i qeverisë dhe njëkohësisht kryetari i PS-së mbushi sot 61 vjeç.

Në një atmosferë të ngrohtë, Rama ka marrë si dhuratë një tufë me karafila të kuq, simbolikë e partisë që ai drejton prej vitesh.

Ky takim vjen si vijim i një mbledhjeje të zhvilluar një ditë më parë me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputeten e sapozgjedhur më 11 maj, ku Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis nivelit lokal dhe përfaqësuesve në Parlament.

Mesazhi i Ramës: Zbritje në terren dhe dëgjim i qytetarëve
Në fjalën e mbajtur dje, Rama u bëri thirrje deputetëve të vjetër dhe të rinj që të organizohen në grupe pune dhe të angazhohen drejtpërdrejt në terren për të observuar dhe mbledhur problematikat e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një element kyç për forcimin e lidhjes mes qeverisjes dhe komunitetit.

Pjesa më e madhe e deputetëve aktualë nuk ishin të pranishëm në takimin e djeshëm, pasi ndodheshin në seancën parlamentare, por pritet që angazhimi i tyre në procesin e organizimit dhe komunikimit me qytetarët të intensifikohet në ditët në vijim.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-