Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i lirimit të hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm veror, por një reformë e thellë që do të zgjasë gjatë gjithë mandatit të tij të katërt.
Ai pranoi përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për lejimin e ndërtimeve pa leje, por paralajmëroi se asnjë metër katror i paligjshëm nuk do të mbetet në pronësi të ndërtuesve.
“Një metër katror të paligjshëm duhet ta dijë se nuk do ta gëzojë dot. Ose do ta marrë shteti, ose do të bjerë në tokë godina,” – u shpreh Rama.
Sipas tij, çdo ndërtim i ri do të kryhet vetëm sipas një rregulloreje të qartë, ndërsa strukturat e Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit në bashki do të reformohen tërësisht. Drejtorët aktualë nuk do të vazhdojnë më në detyrë.
Rama u ndal edhe tek problematikat e sezonit turistik, duke paralajmëruar një reformë në këtë sektor. Ai kritikoi një pjesë të industrisë që, sipas tij, po vendos çmime të larta pa strategji afatgjatë, gjë që mund të dëmtojë imazhin e vendit.
Komente