Qeveria vendos: Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura brenda 30 ditësh

Qeveria vendos: Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura brenda 30 ditësh

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura financiare ndaj ish-punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.

Vendimi parashikon që pagesat e prapambetura, me një vlerë totale prej rreth 245 milionë lekësh, të përfundojnë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktit qeveritar.

Fondi i miratuar do të përballohet nga buxheti i vitit 2025 i Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht nga programi buxhetor “Mbështetja e luftimit”.

Përfitues janë ish-punonjës të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan, ndërsa Ministria e Mbrojtjes është ngarkuar për zbatimin e vendimit dhe procesin e shpërndarjes së pagesave.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-