Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të fuqishme për forcimin e shërbimeve digjitale dhe zhvillimin e qyteteve të zgjuara, duke krijuar mjedise funksionale, të qëndrueshme dhe lehtësisht të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.
Sot në Sarandë u zhvillua një takim me përfaqësues nga Albania Investment Corporation (AIC), VISA dhe organizata INNVEST, ku u diskutuan hapa konkretë për avancimin e nismave që mbështesin inovacionin, teknologjinë dhe përfshirjen financiare — elemente kyçe për qytetet e së ardhmes.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë për të garantuar suksesin e këtij procesi transformimi.
Në fokus të takimit ishin temat kyçe si:
Rritja e përdorimit të pagesave digjitale
Zhvillimi i zgjidhjeve të zgjuara për lëvizshmërinë urbane (smart mobility)
Qeverisja e bazuar në të dhëna
Përfshirja financiare për të gjithë shtresat e shoqërisë
Këto iniciativa synojnë jo vetëm modernizimin e shërbimeve publike, por edhe krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës, ku inovacioni dhe teknologjia shërbejnë për përmirësimin e jetës së përditshme në qytetet shqiptare.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente