Qershori në ekran – Ja filmat më të mirë që nuk duhet t’i humbisni

Qershori në ekran – Ja filmat më të mirë që nuk duhet t’i humbisni

Ndërsa qershori po i afrohet fundit, kinematë dhe platformat e transmetimit online kanë sjellë një valë të re emocionesh për të gjithë adhuruesit e filmit. Nga rikthime spektakolare e deri te premiera të guximshme, muaji ka qenë i mbushur me tituj që ja vlejnë të shihen – dhe fundjava e fundit e qershorit është momenti i duhur për të përmbyllur muajin me ekranin ndezur.

28 Years Later - Rikthimi i një legjende
Një nga filmat më të përfolur të muajit dhe një nga rikthimet më të pritura në zhanrin post-apokaliptik. Pas suksesit të “28 Days Later” dhe “28 Weeks Later”, ky kapitull i tretë sjell një pamje edhe më të errët dhe të tensionuar të një bote të mbushur me frikë, mbijetesë dhe reflektim mbi çfarë do të thotë të jesh njeri. Pasionantët e horrorit dhe dramës nuk duhet ta humbasin.

“The Phoenician Scheme” - Misteri që vjen nga e kaluara
Një dramë satirike e vendosur në një ambient të viteve 50' ku një industrialist i fuqishëm – i luajtur nga Benicio del Toro – përfshihet në një plan të dyshimtë që përfshin tregtinë globale, korporatat dhe një rrjet intrigash filozofike e familjare. Filmi ndjek ndërkohë edhe vajzën e tij (luajtur nga Mia Threapleton) një murgeshë e re cila përpiqet të kuptojë rolin e saj në një sistem që shkatërron etikën në emër të përfitimit. Filmi është një reflektim mbi botën e sotme, paketuar me humor të zi, dramë inteligjente dhe një vizion artistik që nuk e has shpesh në kinema.

“Straw” - Një poezi vizuale mbi humbjen
Një një thriller psikologjik i shkurtër por i fuqishëm nga Tyler Perry, tani në Netflix. Historia ndjek Janiyah (Taraji P. Henson), një nënë e vetme në Atlanta e cila përballë një dite të tmerrshme ku gjithçka shkon keq – humbje pune, kërcënime për dëbim, probleme me shkollën e vajzës – përfundon papritur në një situatë marrjeje pengu në një bankë.

Materialists - Komedia e hidhur e botës moderne
Një komedi dramatike që shpalos jetën e një grupi personazhesh në një metropol modern ku dashuria, karriera dhe identiteti janë të përziera me obsesionin për imazh dhe status social. E vendosur në një qytet të madh si Nju Jorku apo Londra, filmi ndjek përplasjet emocionale dhe etike të personazheve që jetojnë në një botë ku dukja ka më shumë peshë se ndjenjat.
Me regji të një emri të njohur të kinemasë indie dhe një kast aktorësh të rinj por karizmatikë, “Materialists” shquhet për stilin vizual elegant, kolonën zanore moderne dhe mënyrën si arrin të kritikojë botën e rrjeteve sociale dhe kulturën e konsumit pa rënë në klishe. Ka marrë vlerësime të mira nga kritikët për mënyrën si ndërthur humorin therës me momente prekëse dhe reflektuese.

Presence – Frikë e rafinuar dhe psikologjike
Për ata që e duan horrorin jo për shpërthimet, por për tensionin e brendshëm, “Presence” është një eksperiencë shqetësuese dhe elegante. Një histori për një shtëpi, një prani të padukshme dhe një mendje që fillon të lëkundet. Ky film të lë me ndjesinë se diçka nuk shkon – edhe kur ekrani është i qetë.

K-Pop Demon Hunters - Adrenalinë me nota muzikore
Një film aksion-fantazi me ritëm të lartë që ndjek aventurat e një grupi vajzash të famshme të K-Pop-it, të cilat, përveç performancave në skenë, luftojnë në fshehtësi demonë që kërcënojnë njerëzimin. Me një stil të frymëzuar nga anime dhe kultura pop koreane, filmi sjell një përzierje unike të muzikës, aksionit, mitologjisë dhe fantashkencës.
Pavarësisht se u prit fillimisht si një eksperiment i guximshëm, filmi pati një sukses të papritur masiv, duke u kthyer në një fenomen global në rrjetet sociale dhe në arkëtimet kinematografike, sidomos në mesin e të rinjve dhe fansave të K-Pop-it.

M3GAN 2.0 – Robotët kthehen me emocione të errëta
Pas suksesit viral të filmit të parë, M3GAN 2.0 është edhe më e frikshme, më komplekse dhe më reale. Kjo vazhdimësi eksploron çështje të thella mbi teknologjinë, etikën dhe ndjenjat që krijohen mes njeriut dhe inteligjencës artificiale. Me skena që përplasin të ardhmen me frikën njerëzore, ky është një thriller futurist me shumë për të thënë.

John Wick: Ballerina – Aksion me elegancë vdekjeprurëse
Universi i John Wick zgjerohet me një protagoniste të re – një balerinë e stërvitur për hakmarrje. “Ballerina” ruan gjithçka që e ka bërë sagën të suksesshme: stil, lëvizje të koreografuara në perfeksion, dhe një botë të errët ku dhuna është art. Ky film është një festë për sytë dhe adrenalina.

Këta janë disa nga filmat më të përfolur dhe më të spikatur të muajit, të cilët ia vlejnë të shihen në ditët e fundit të qershorit. Me larmi zhanresh dhe energji krijuese, kjo listë është për çdo shije – qofshi adhurues i dramës, horrorit, fantashkencës apo aksionit.

Zgjidhni filmin që flet më shumë me ju, përgatitni kokoshkat dhe përjetoni fundin e muajit me një histori që nuk harrohet lehtë.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-