Qendra e Formimit Profesional Publik në Vlorë ka hapur zyrtarisht regjistrimet për një sërë kursesh profesionale që ofrohen falas për punëkërkuesit e papunë. Këto kurse janë në profile të ndryshme, si: parukeri, menaxhim biznesi, kuzhinë, rrobaqepësi, sekretari, administrator pallati, pastiçeri, mekanik dhe saldues. Të gjithë interesuarit mund të përfitojnë nga mundësia për të fituar njohuri dhe aftësi praktike në këto fusha, të cilat janë të njohura dhe mbështetura edhe nga vetë qeveria.
Pas përfundimit të kursit, të gjithë kursantët pajisen me çertifikatë zyrtare, e cila njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera, duke rritur mundësitë e punësimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Instruktori Marsela Jaho, e cila është pjesë e këtij programi, është një profesioniste e kualifikuar dhe e përkushtuar për t’u transmetuar kursantëve njohuritë praktike të nevojshme për tregun e punës.
Qendra synon të rrisë mundësitë e punësimit dhe t’u ofrojë individëve mundësi për të fituar një profesion të sigurt dhe të kërkuar nga tregu. Ky është një hap i rëndësishëm për të rinjtë dhe të papunët që kërkojnë mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente