Qendër kërkimore për zhvillimin vendor në Gjirokastër, bashkëpunim mes universitetit dhe OSBE

Qendër kërkimore për zhvillimin vendor në Gjirokastër, bashkëpunim mes universitetit dhe OSBE

Gjirokastër – Ngritja e një qendre kërkimore për zhvillimin vendor u diskutua në një takim të zhvilluar në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Taran.

Ambasadori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore në gjithë Shqipërinë, si një mënyrë konkrete për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të frenuar largimin e tyre drejt qyteteve më të mëdha. Sipas tij, ky angazhim synon të ofrojë kushte për të studiuar dhe punuar pranë vendlindjes.

Universiteti “Eqrem Çabej” ka tashmë disa bashkëpunime dhe marrëveshje binjakëzimi me universitete europiane dhe ofron programe të ndryshme për të rinjtë. Megjithatë, numri i studentëve të regjistruar në vitet e fundit ka qenë i ulët, duke e bërë domosdoshmëri përfshirjen e aktorëve lokalë në projekte që nxisin zhvillimin rajonal.

Nisma për krijimin e një qendre kërkimore shihet si një hap konkret për të forcuar lidhjen ndërmjet universitetit, pushtetit vendor dhe aktorëve zhvillimorë të rajonit.

Lajmi nga: Vjola Murati
Media e dytë
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-