Një 55-vjeçar është vënë nën hetim si autori i plagosjes së një kali në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasi ai dyshohet se qëlloi me armë gjahu në drejtim të 22 kuajve në pronësi të Foni Konomit, ku vetëm njëri prej tyre u dëmtua.
Fillimisht, dyshohej se ishin plagosur dy kuaj, por nga verifikimet rezultoi se vetëm njëri prej tyre kishte pësuar lëndime nga arma e gjahut.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum identifikuan autorin e dyshuar dhe nisën procedimin penal ndaj tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi për ekzaminime të mëtejshme edhe armën e gjahut në pronësi të tij.
Endri Goxhaj është një gazetar dhe aktivist per te drejtat e kafsheve , i diplomuar në Hoteleri-Turizëm, me një karrierë në media që nga viti 2016.
Puna e tij është fokusuar në denoncimin e abuzimeve ndaj kafshëve dhe shkeljeve sociale që prekin gjithashtu dhe njerëzit më të pambrojtur.
Përmes raportimeve dhe dokumentimeve në terren, është bërë një zë i rëndësishëm për ata që nuk kanë mundësi të flasin vetë duke sjellë në vëmendje histori që kërkojnë drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Për të, gazetaria nuk është profesion, por mision të tregosh të vërtetën, edhe kur të gjithë të tjerët zgjedhin të heshtin.
Komente