Vlora po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët që zgjedhin të udhëtojnë dhe të pushojnë me kamper. Gjatë ditëve të fundit, pushues nga vende të ndryshme të Europës dhe botës janë parë të ndalojnë në zonat bregdetare të qytetit, duke shfrytëzuar klimën e ngrohtë, natyrën e bukur dhe mikpritjen shqiptare.
Kamperat, të parkuar në vende të ndryshme përgjatë bregdetit të Vlorës, po shndërrohen në një pamje gjithnjë e më të zakonshme. Turistët preferojnë lirinë dhe fleksibilitetin që kjo mënyrë udhëtimi ofron. Përveç turistëve të huaj, kjo formë turizmi po fitoi popullaritet edhe mes pushuesve vendas.
Pushues nga Italia, Sllovenia, Çekia dhe deri në Australi pranojnë se pushimet me kamper i japin mundësinë të vizitojnë shumë vende dhe vlerësojnë maksimalisht bukuritë e Vlorës dhe Shqipërisë.
Disa prej pushuesve po vizitojnë për herë të parë vendin tonë, ndërkohë që çdo vit numri i pushuesve me kamper është në rritje. Përveç turistëve të huaj, edhe shqiptarët janë duke e preferuar gjithnjë e më shumë këtë formë turizmi.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente