Projekti strategjik i marinës së jahteve në Durrës, i promovuar si një investim prej 2 miliardë eurosh dhe që po zhvillohet në zonën ku ndodhet aktualisht Porti i Durrësit, po siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para përmes shitjes së apartamenteve me parapagim.
Sipas të dhënave nga bilanci i vitit 2024, kompania “Durrës Marina sha” ka arkëtuar:
4.17 miliardë lekë
ose rreth 42 milionë euro
nga klientët në periudhën 2023–2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve "në ajër".
🧾 Bilanci 2024 – zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është dyfishuar krahasuar me 2023-in. Kjo shumë përfaqëson parapagimet për njësi ndërtimi që ende nuk janë dorëzuar.
📉 Të ardhurat e raportuara: ZERO
Kompania deklaron se:
“Të ardhurat do të njihen në momentin e dorëzimit të njësive të banimit, fillimisht në vitin 2025...”
📉 Humbjet:
522 milionë lekë në 2024
612 milionë lekë në 2023
Kompania paraqitet si investitore, por mbledh parapagime
Ndonëse përfiton përjashtime nga taksat (madje edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë) dhe ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke falas për zhvillim, kompania deri tani ka mbledhur vetëm para nga klientët, përmes një formule financimi që cilësohet në raport si:
“Një komponent i rëndësishëm i financimit”.
Shpenzimet e ndërtimit për 2024:
Totali: rreth 3.4 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro)
Kosto ndërtimi: 1.9 miliardë lekë
Kosto zhvillimi: 899 milionë lekë
Kosto infrastrukture: 28 milionë lekë
Inventarë të tjerë: 563 milionë lekë
Godinat në ndërtim: A01, A02, A04
Rritja e çmimit të apartamenteve (pa leje ndërtimi)
Shitjet nisën në fund të 2022-it, pa leje ndërtimi. Çmimi fillestar:
1500–1600 euro/m²
Sot:
mbi 3000 euro/m²
Struktura e parapagimit përpara lejes së ndërtimit:
20% brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes paraprake
10% jo më vonë se 3 muaj pas marrjes së lejes
10% jo më vonë se 6 muaj pas marrjes së lejes
Projekti “strategjik” dhe aksionarët
Durrës Marina Sha është krijuar më 30 janar 2023, me aktivitet:
zhvillimi i pasurive të paluajtshme
operimi dhe menaxhimi sipas master planit dhe planit të biznesit të projektit “Durrës Yachts & Marina”
📄 Statusi: Investim Strategjik, për një periudhë 20-vjeçare
📑 Marrëveshje kuadër:
Nënshkruar më 30 janar 2023
Mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Eagle Hills Real Estate Development, dhe Albanian Seaports Development Company
📌 Aksionarët:
Eagle Hills Real Estate Development: 67%
Albanian Seaports Development Company (pala shqiptare): 33%
📍 Kontributi i palës shqiptare:
Në shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi kompanisë shqiptare:
281 prona shtetërore
Sipërfaqe totale: 818,000 m²
📉 Përjashtime fiskale:
Taksa e ndikimit në infrastrukturë
Fondi i strehimit social
(vlerësuar në rreth 7% të vlerës së shitjeve)
Çfarë përfshin projekti?
13,000 apartamente në total
4,000 në fazën e parë
8,600 në fazën e dytë
Vetëm disa hotele (me mbi 850 dhoma)
280 vende për jahte
93% e sipërfaqes së ndërtimit: rezidenciale
3.5% për hotele
3.5% për sipërfaqe tregtare
💰 Vlera totale e projektit: rreth 2 miliardë euro
🧮 Financimi: pjesërisht nga investitori kryesor (Mohamed Alabbar), por pjesa më e madhe nga:
shitja paraprake e apartamenteve
kredidhënie bankare
📈 Të ardhura të pritshme në 35 vjet: rreth 3.2 miliardë euro
2.26 miliardë euro (ose 70%) nga shitja e apartamenteve
Kompania: Zona e projektit është shumë e ndotur
Sipas raportit të aktivitetit për vitin 2024, kompania pranon disa sfida mjedisore:
Niveli i lartë i ndotjes në zonën e plazhit për shkak të aktivitetit të portit dhe depozitimit të qymyrit
Kontaminim i shtresave sipërfaqësore të tokës
Nevojë për mbrojtje të vijës bregdetare dhe bonifikim të tokës
Ujëra të ndotura për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza dhe prani të lëndëve të ngurta dhe bimësisë
📢 Deklaratë nga kompania:
“Shoqëria është shumë e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si një zhvillues global që u përmbahet standardeve ndërkombëtare, beson fuqimisht se është detyra e Shoqërisë që të mbrojë mjedisin.”
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente