Projekti i palmave dhe agrumeve në Vlorë, qytetarët kërkojnë përshpejtim të punimeve

Projekti i palmave dhe agrumeve në Vlorë, qytetarët kërkojnë përshpejtim të punimeve

Punimet për projektin e palmave dhe agrumeve në Vlorë, të nisura që në muajin nëntor të vitit të kaluar, po ecin me ritme të ngadalta, duke shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët.

Ndërsa ky projekt konsiderohet një nga më të rëndësishmit për transformimin urban të qytetit, qytetarët shprehen të zhgënjyer që, ndonëse sezoni turistik ka nisur, pjesa më e madhe e ndërhyrjes nuk është përfunduar ende.

Banorët e zonës fajësojnë kryesisht firmen zbatuese, e cila, sipas tyre, ka hapur disa kantiere ndërtimi njëkohësisht, por nuk ka avancuar punën me intensitetin e nevojshëm. Ata theksojnë se një menaxhim më efikas do të mundësonte përfundimin e projektit para pikut të sezonit veror.

“Projekti është i rëndësishëm për qytetin, por ritmi i ulët i punimeve është bërë shqetësues. Kërkojmë që të përshpejtohen ndërhyrjet dhe gjithçka të marrë formë sa më parë,” shprehen qytetarët.

Pavarësisht vlerës që ky investim pritet të sjellë për pamjen dhe funksionin urban të qytetit, pritshmëritë për përfundimin në kohë duket se janë ende larg realizimit.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Media e dytë
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-