Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit janë referuar materiale në Prokurori për një sërë ngjarjesh të ndodhura në territorin e saj, ndërsa disa persona janë shpallur në kërkim apo proceduar penalisht për vepra të ndryshme.
Palasë – Një 39-vjeçar nga Tirana, me inicialet L. Ç., është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë, si dhe një përforcues grushti. Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Janë proceduar:
F. M., 62 vjeç, pas një konflikti fizik për motive të dobëta me një 29-vjeçar në zonën e “Rrethit të Skelës”.
M. R., 33 vjeç, nga Kosova, i cili dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë për vjedhje të një automjeti “Golf” të marrë me qira.
Dy të mitur 15-vjeçarë, që goditën me mjete të forta dy shtetas në lagjen “Kushtrimi”.
Një tragjedi në det – Një 41-vjeçare me shtetësi ukrainase, O. S., ka humbur jetën nga mbytja në det në lagjen “Uji i Ftohtë”. Vajza e saj, 18-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Himarë – Procedime ndaj:
M. M., 44 vjeç, i kallëzuar nga vëllai për dhunë fizike.
E. B., 49 vjeçe, nga Gjirokastra, e cila akuzohet se ka goditur me shufër hekuri një 30-vjeçar nga Kamza.
Sarandë – Specialistët e Policisë kanë referuar materiale për:
Dy të mitur (14 dhe 15 vjeç), të cilët akuzohen për dhunë fizike dhe përhapje videoje të një vajze 12-vjeçare në rrjete sociale.
Kallëzimin e një 31-vjeçareje nga Beogradi, e cila pretendon se është goditur nga një person i panjohur në rrugën e Ksamilit. Autori është ende në kërkim.
Vdekjen e një 65-vjeçari në fshatin Gjashtë, e dyshuar si pasojë e shkaqeve natyrale.
Livadhja – Finiq – Procedim ndaj T. K., 44 vjeç, që dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një 57-vjeçareje në fshatin Dhivër.
Aks rrugor Sarandë–Borsh – Arrestohet në flagrancë E. P., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Të gjitha materialet janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore. Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjithë territorin e saj.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente