Policia Kufitare e Vlorës ka ndërhyrë me sukses për të ndihmuar dy shtetas gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Pas marrjes së njoftimit në Sallën Operative, Njësia e Patrullës Detare u nis menjëherë drejt zonës dhe bëri të mundur transportimin e sigurt të dy turistëve drejt bregut.
Nga verifikimet rezultoi se veliera me flamur gjerman ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit ishte bllokuar në zonë. Fatmirësisht, të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për procedurat e mëtejshme.
Policia Kufitare e Vlorës thekson se vijon të jetë në gatishmëri të plotë, 24 orë në ditë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente