Policia e Vlorës vë në pranga drejtuesin e automjetit për aksidentin fatal në Borsh -  Arrestohet dhe një shtetas hungarez në Ksamil

Policia e Vlorës vë në pranga drejtuesin e automjetit për aksidentin fatal në Borsh - Arrestohet dhe një shtetas hungarez në Ksamil

Borsh – Aksident tragjik, dy viktima dhe dy të plagosur
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka finalizuar hetimet për aksidentin e rëndë të ndodhur më 30 maj 2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë. Pas hetimeve, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në përplasje me furgonin e drejtuar nga shtetasi K. M., 66 vjeç, humbën jetën në vendngjarje edhe pasagjerja D. P., 70 vjeçe. Më pas, drejtuesi i automjetit M. Q. dhe pasagjeri i tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, u dërguan për mjekim në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Ksamil – Arrestohet shtetasi hungarez për vjedhje dhe armë të ftohtë
Në Ksamil, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në PKK Qafë Botë, ndaluan një shtetas hungarez, A. S., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një portofol me para dhe karta bankare nga një shtetas tjetër në Ksamil më 28 maj 2025.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Volkswagen" u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.

Të dy rastet po hetohen nga Prokuroria për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-