Policia e Vlorës Vazhdon Hetimet për Ngjarje të Rënda dhe Arestime të Shumta

Policia e Vlorës Vazhdon Hetimet për Ngjarje të Rënda dhe Arestime të Shumta

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vijuar veprimet pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në Sarandë dhe zonën përreth. Më 19 korrik 2025, janë marrë masa për ndalimin dhe procedimin penal të disa personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndalimi i A. M. për Përkrahje të Autorit të Krimit
Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 3, Sarandë, ku dy shtetas u plagosën me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë. Ai është shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Procedim për Shkelje të Vendimit të Gjykatës
Në një tjetër zhvillim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë nisur procedimin penal për E. N., 42 vjeçe, banues në Vlorë, pasi ish-bashkëshorti i saj ka bërë kallëzim për shkeljen e vendimit të gjykatës, duke i mohuar atij takimin me fëmijën.

Përplasje në Sarandë, Procedime Penale për Dy Persona
Në Sarandë, më 19 korrik 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, E. N., 30 vjeç dhe I. N., 22 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, goditën fizikisht I. D., 25 vjeç, banues në Sarandë. Specialistët e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për këta shtetas.

Kallëzim për Kërcënim dhe Pretendim për Tokë në Ksamil
Po ashtu, shtetasi V. V., 47 vjeç, banues në Ksamil, ka bërë kallëzim ndaj K. H., 55 vjeç, banues në SHBA, duke pretenduar se ky i fundit e ka kërcënuar dhe ka synuar të marrë tokën e tij në Ksamil.

Arestime për Shkelje të Ligjit të Trafikut dhe Akidentet Rrugore
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë kanë arrestuar F. P., 20 vjeç, banues në Itali, i cili ishte kapur duke drejtuar një automjet Volkswagen në gjendje të dehur në rrugën “Butrinti”.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në rrugën “Studenti” në Sarandë, ku O. K., 20 vjeç, banues në Sarandë, u përplas me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues K. H., 21 vjeç, banues në Sarandë. I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha materialet janë referuar për vlerësim në Prokurori dhe po merren masa për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-