Policia e Vlorës dhuron gjak për fëmijët me talasemi – Përkushtim përtej detyrës

Policia e Vlorës dhuron gjak për fëmijët me talasemi – Përkushtim përtej detyrës

Në kuadër të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, punonjës të Drejorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariateve në varësi janë bashkuar në një akt human dhe solidar duke dhuruar gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia.

Kjo nismë, e ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, u mbështet gjerësisht nga strukturat e Policisë së Shtetit në Vlorë, të cilët treguan se angazhimi i tyre ndaj komunitetit shkon përtej ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Vlorës mbështet çdo nismë që promovon ndihmën ndaj të tjerëve dhe përgjegjësinë qytetare,” – deklaruan zyrtarët lokalë të uniformave blu, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe të mbështetjes së të sëmurëve në nevojë.

Kjo dhurim gjaku vjen si një dëshmi e qartë e përfshirjes së policisë në çështje me karakter human dhe social, duke forcuar besimin dhe lidhjen me komunitetin. BluTV sjell zërin dhe shembujt pozitivë që ndërtojnë një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe të bashkuar.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-