Policia e Shtetit - 137 autorë zjarrvëniesh të identifikuar, 46 të arrestuar që nga qershori

Policia e Shtetit - 137 autorë zjarrvëniesh të identifikuar, 46 të arrestuar që nga qershori

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht gjatë muajve qershor, korrik dhe deri më 14 gusht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Sipas të dhënave zyrtare, janë identifikuar 137 persona si autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar dhe 91 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në terren, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, nën drejtimin e strukturave të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po asistojnë në evakuimin e banorëve dhe po mbështesin Emergjencat Civile e zjarrfikësit në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Policia ka vënë në zbatim kontrolle të vazhdueshme dhe monitorim me dronë në zonat me rrezik, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke dëmtuar pronën private, banesa, pyje e kullota, dhe shpesh duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe të ekipeve të ndërhyrjes.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, veçanërisht për blegtorët dhe fermerët, që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave, pa njoftuar dhe marrë masat e nevojshme me institucionet përgjegjëse. Kujtohet se zjarrvënia, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale që ndëshkohet nga ligji.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-