Policia e Himarës shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në plazhin e Akuariumit

Policia e Himarës shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në plazhin e Akuariumit

Shërbimet e Policisë së Himarës kanë ndërhyrë mbrëmjen e sotme për t’i ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit.

Pas marrjes së njoftimit, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi kërkimet në terren. Turistët u lokalizuan shpejt dhe u nxorën nga zona ku kishin mbetur të bllokuar.

Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën të ditur se strukturat e saj vijojnë të jenë të pranishme 24 orë në 7 ditë, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrje në çdo situatë emergjente.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-