Një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa javësh është gjetur i pajetë këtë të shtunë në zonën e Piskupatit, në Pogradec.
Viktima është identifikuar si Nazif Mucco, i cili ishte larguar nga banesa më 6 qershor. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë disa ditë më vonë nga bashkëshortja, e cila kishte njoftuar policinë dhe kishte ngritur alarmin për fatin e tij.
Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente