Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë, ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe në Drimadhes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua se, në vendin e quajtur Drimadhes, fshati Kondraq, Dhërmi, po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente dy godina 1-katëshe”, njofton Policia.
Komente