Plazhi i Ri në Vlorë, një tjetër hapësirë publike në shërbim të pushuesve

Plazhi i Ri në Vlorë, një tjetër hapësirë publike në shërbim të pushuesve

Plazhi i Ri është një nga zonat që Bashkia Vlorë ka përcaktuar si hapësirë publike për pushuesit, në kuadër të organizimit të sezonit turistik 2025. Në këtë pjesë të bregdetit, frekuentimi është i lartë, si nga turistët e huaj ashtu edhe nga qytetarë vendas.

Pushuesit që kanë zgjedhur këtë zonë shprehen se situata është më e mirë se në vitet e shkuara, por gjithsesi ka ende vend për përmirësim. Në intervistat për Blu TV, ata theksojnë nevojën për më shumë pastrim, vendosjen e dusheve publike, si dhe infrastrukturë më të plotë për plazhin publik.

“Hapësirat publike janë të domosdoshme për pushuesit, por duhen mirëmbajtur dhe shtuar. Duhet më shumë kujdes nga pushteti vendor”, shprehen disa prej tyre.

Plazhi i Ri mbetet një nga zonat më të vizituara gjatë verës në Vlorë, ndaj kujdesi për mirëadministrimin e tij është thelbësor, për të garantuar një sezon të qetë, të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-