“Plazhi i Lirë” në Gjipe – Procedohen penalisht 4 persona për pushtim të hapësirave publike

“Plazhi i Lirë” në Gjipe – Procedohen penalisht 4 persona për pushtim të hapësirave publike

“Plazhi i Lirë” në Gjipe – Procedohen penalisht 4 persona për pushtim të hapësirave publike

Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, i ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare dhe për verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private që operojnë gjatë sezonit veror.

Në plazhin e Gjipesë, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe Forcat Detare, Policia ka ndërhyrë për të liruar zona të konsiderueshme të zëna në mënyrë të paligjshme. Si rezultat, janë proceduar penalisht 4 shtetas: A. Z., B. Sh., G. S. dhe M. Sh., të cilët kishin zënë sipërfaqe publike nga 300 deri në 500 metra katror secili, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje nga autoritetet përkatëse dhe pa qenë të pajisur me NIPT për ushtrimin e aktivitetit ekonomik.

Akuzat dhe pasojat
Pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Himarës, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprat:

“Pushtimi i tokës”, sipas nenit 200 të Kodit Penal

“Fshehja e të ardhurave”, sipas nenit 180 të Kodit Penal

Sekuestrimet
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 131 çadra

- 268 shezlongë
Të cilët u transportuan me mjete lundruese të Forcës Detare, për shkak të aksesit të kufizuar nga toka në zonën e Gjipesë.

Kontrollet vijojnë
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kontrollet intensive do të vazhdojnë përgjatë gjithë sezonit veror, në të gjithë zonat bregdetare, me qëllim:

- Lirimin e hapësirave publike për pushuesit

- Ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet pa leje

- Garantimin e zbatimit të ligjit në vijën e parë të detit

Fushata “Plazhi i lirë” është pjesë e një angazhimi më të gjerë institucional për ta kthyer bregdetin në një hapësirë të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa përfitime të paligjshme dhe pa monopolizime të padrejta të territorit publik.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-