“Plazhi i lirë” – Lirohen hapësira publike në Vlorë dhe Sarandë, procedohen dy shtetas

“Plazhi i lirë” – Lirohen hapësira publike në Vlorë dhe Sarandë, procedohen dy shtetas

Vlorë/Sarandë – Strukturat e Drejorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve përgjatë vijës bregdetare të qarkut gjatë sezonit veror.

Gjatë aksioneve të fundit:
Në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., 43 vjeç, i cili kishte vendosur çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin e një beach bar-i pa regjistrim në organet kompetente. Aktiviteti i tij u bllokua dhe pajisjet u sekuestruan.

Në bregdetin e Sarandës, në zonën e njohur si “Çentral”, u lirua një tjetër hapësirë publike e zënë po në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., 30 vjeç, me komplete çadrash dhe shezlongësh.

Në të dyja rastet, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokurori dhe nisën procedimet penale në gjendje të lirë për të dy shtetasit.

Policia e Shtetit njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, për të garantuar lirimin e hapësirave publike, sigurinë e pushuesve dhe ligjshmërinë e aktivitetit të subjekteve private gjatë sezonit turistik.

BluTV do të vijojë të pasqyrojë ndërhyrjet dhe zhvillimet në kuadër të fushatës “Plazhi i lirë”.

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-