Qytetarët që dëshirojnë të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike mund ta bëjnë këtë lehtësisht përmes platformës online hapesiraimepublike.gov.al.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një “dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike”.
Në platformë, qytetarët mund të denoncojnë:
- Zënien e trotuareve ose hapësirave komunitare
- Parkime private të paligjshme
- Ndërtime pa leje ose shkelje të lejeve ekzistuese
- Shkelje në dëm të pronës publike
- Ndotje fizike ose akustike
- Zaptim dhe ndotje të anës së rrugëve kombëtare
- Kantiere ndërtimi pa rrethim të rregullt ose me ndotje mjedisore
Në rast se institucionet nuk reagojnë brenda 24 orësh, qytetarët mund të plotësojnë formularin e posaçëm në platformë.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë raportuar 19 raste përmes kësaj faqeje. Platforma u lançua në kuadër të aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike, i cili nisi në fillim të korrikut në të gjithë vendin.
Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.
Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.
Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV
Komente