Plagosje me armë zjarri në Borsh

Plagosje me armë zjarri në Borsh

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve nga policia, një i ri është plagosur, por fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku dy shokë po konsumonin alkool. Pas një debati mes tyre, njëri prej të rinjve ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij, duke e plagosur.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë dhe shefit të komisariatit, autori është identifikuar dhe arrestuar brenda pak orësh. Ai është shoqëruar në komisariat, ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij akti.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-