Sot, në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka pasur përplasje dhe kërcënime mes guidave që drejtojnë grupe turistike dhe biletashitësve të parkut.
Sipas guides polake Ana Leskova, shkak është bërë vendimi i ri i biletarisë që kërkon edhe nga guidat turistike të paguajnë hyrjen në park.
“Është absurde të paguajë shoqëruesi i turistëve, kur ai hyn si i punësuar dhe jo si turist. Ne nuk paguajmë në asnjë vend tjetër të botës – pse ndodh kjo në Butrint?”, u shpreh Leskova.
Më pas, dy guida të tjera u përplasën me biletashitësit, pasi këta të fundit u kërkuan pagesa që, sipas tyre, duken si “vjedhje e pastër” dhe “surprizë e pakëndshme”.
Një tjetër shqetësim mbetet dhe mënyra e përcaktimit të kursit të këmbimit të euros, i cili ndryshon sipas dëshirës së biletashitësve.
Pritet që në ditët në vijim, agjencitë turistike që dërgojnë turistë në Butrint të reagojnë ndaj këtij vendimi të biletarisë.
Komente