Përplasje dhe Kanosje para Zyrave të Tom Doshit - Telhallarët dhe Elgin Hoxha përfshihen në një konflikt të dhunshëm

Përplasje dhe Kanosje para Zyrave të Tom Doshit - Telhallarët dhe Elgin Hoxha përfshihen në një konflikt të dhunshëm

Një ngjarje e ndodhur më 29 prill të këtij viti, pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate, përfshiu arrestimin e babë e bir, Arjan dhe Lorenc Telhallari, pasi këta të fundit kanosën me armë zjarri disa persona të tjerë të zonës.

Fillimisht, dyshohej për një konflikt lidhur me baste sportive, por hetimet zbuluan se ngjarja nisi si rezultat i një përplasjeje mes Lorenc Telhallarit dhe Elgin Hoxhës, i cili kishte qenë më parë shoferi i motrës së Lorencit, Sanja Telhallari, një notere profesionale.

Sipas hetimit, Hoxha ndodhej fillimisht në një lokal bastesh dhe më pas në një pikë tjetër afër zyrës së PSD-së, së bashku me mikun e tij, Mariglen Duka. Aty, përballë tyre u shfaq një automjet “Land Rover” me targa AB092LV, nga ku zbritën Arjan dhe Lorenc Telhallari. Ata filluan të ofendonin Hoxhën dhe Dukën, duke krijuar një atmosferë tensioni.

Dëshmia e Hoxhës tregon se Arjan Telhallari kishte me vete një armë automatike "Scorpions" dhe e drejtoi atë ndaj tyre, duke i detyruar të largohej me vrap. Pas kësaj, u dëgjua zhurma e xhamave të thyer të zyrës së PSD-së.

Dëshmitë e tjera sugjerojnë se konflikti ishte shkaktuar nga xhelozia e Lorencit, i cili nuk e pranonte faktin që Hoxha shoqërohej me djem të tjerë. Sanja Telhallari, motra e Lorencit, e cila ishte njoftuar për ngjarjen nga vetë Hoxha, konfirmoi se kishte punësuar Hoxhën si shofer por ai ishte larguar nga puna dy muaj më parë.

Policia gjeti më pas makinën e përdorur në ngjarje dhe sekuestroi një fishek dhe një shkop bejsbolli. Lorenc Telhallari u la i lirë, ndërsa babai i tij, Arjan Telhallari, u vendos në "arrest shtëpie" për "kanosje me armë" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municionit", për shkak të moshës 67 vjeç dhe vetëdorëzimit në polici.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-