Në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, një kanal i hapur prej rreth 200 metrash është kthyer në burim shqetësimi të përditshëm për banorët. Ndodhur pas qendrës tregtare “Riviera”, në një zonë të populluar ku ngrihen mbi 10 pallate dhe ku fëmijët luajnë çdo ditë në sheshin e lagjes, gropat e hapura të lëna nga punimet e ujësjellësit po shndërrohen në rrezik serioz për sigurinë publike.
Punimet, që sipas projektit duhet të përmirësonin furnizimin me ujë të pijshëm, janë ndalur pa asnjë paralajmërim të qartë, duke lënë pas një terren të amortizuar dhe të pasigurt. Fillimisht u hodh një shtresë zhavorri, më pas një shtresë sërë, por mungesa e ndërtimit final dhe e sinjalistikës për paralajmërim, i ka bërë gropat të papërshkueshme dhe të rrezikshme për banorët e të gjitha moshave.
Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat që ky kanal i hapur mund të sjellë, veçanërisht për fëmijët që luajnë çdo ditë aty pranë. Ata kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për mbylljen e kanalit dhe kthimin e zonës në një hapësirë të sigurt për komunitetin.
Zyrtarisht, përgjegjësia për projektin i përket ndërmarrjes së ujësjellësit dhe firmave kontraktore të përfshira, por në terren, pasojat i përballojnë vetëm banorët.
“Projekti që duhej të na përmirësonte jetën, po na e bën më të vështirë,” – shprehen banorët, duke theksuar nevojën për përfundim të menjëhershëm të punimeve dhe kthimin e
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente