Policia e Përmetit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Done deal”, duke arrestuar një 33-vjeçar dhe proceduar penalisht 2 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në tregtimin e lëndëve narkotike.
Shtetasi Dh. P., 33 vjeç, banues në Përmet, u kap në flagrancë duke shitur doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza kokaine të ndara gati për shitje dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu, në automjetin me të cilin lëviznin dy të proceduarit, A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, u gjet një sasi e vogël kokaine, e dyshuar e blerë nga i arrestuari.
Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Sektorin Operacional.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore.
15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.
Komente