Pas përfundimit të ndeshjeve “play off”, është përcaktuar plotësisht harta e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm futbollistik 2025-2026. Skuadra e Tiranës ka siguruar dje vendin e fundit për në elitën e futbollit shqiptar, pas një fitoreje vendimtare, duke kompletuar kështu dhjetëshe e ekipeve që do të garojnë në Superligë.
Një nga emrat më të përfolur të këtij sezoni të ri do të jetë padyshim Flamurtari i Vlorës, i cili rikthehet në Kategorinë Superiore pas pesë vitesh mungesë. Me përcaktimin e skuadrave pjesëmarrëse, vlonjatët njohin tashmë nëntë rivalët me të cilët do të përballen, përfshirë skuadra si Tirana, Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe kampionët aktualë të vendit.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se sezoni i ri do të nisë më 23 gusht...
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente