Nga Carmela Pagliuca
Shumë njerëz pyesin se cilët janë arsyet pse italianët vendosen të transferohen në Shqipëri. Pas bisedës me disa pensionistë që jetojnë në qytetin e Vlorës ka dalë se dy janë faktorët që i kanë çuar ata në këtë zgjedhje: klima e butë që gëzojnë gjatë gjithë vitit dhe mundësia për të mbajtur një nivel të mirë jetese falë defiskalizimit të pensionit.
Pyetja lind natyrshëm - thoshte Lubrano. Po si e kalojnë kohën italianët që vendosin të jetojnë në Shqipëri? Të gjithë ata përgjigjen duke u fokusuar në tre pika specifike: angazhimi social, sporti dhe hobit.
Një pjesë e tyre ka krijuar një qendër rekreative ku jo vetëm që kryejnë aktivitete relaksuese por ofrojnë mbështetje për ata që sapo kanë ardhur duke i informuar për procedurat që duhet të ndjekin përfshirë edhe për lejet e qëndrimit që zakonisht i trajton Edi, një zotëri shqiptar që ndihmon hap pas hapi në procesin burokratik. Pika e takimit quhet 'One Milion' dhe nuk merret vetëm me këtë. Ajo organizon ekspozita pikture, mbrëmje vallëzimi, dreka të dielave, aktivitete bamirësie dhe për ata që duan të mësojnë më shumë gjithashtu ofrohen kurse për gjuhën angleze. Në këtë kuadër, disa prej tyre, si Antonino do të donin të dërgonin një kërkesë pranë institucioneve lokale për të mundësuar mundësinë që të huajt të afrohen me gjuhën shqipe ndoshta duke krijuar kurse të aksesueshme. Kjo do të ishte një mënyrë për të mundësuar një integrim të shpejtë edhe në aspektin gjuhësor.
Antonio, i cili ka disa muaj që jeton në qytet e ka përshkruar popullsinë shqiptare si: "Një komunitet i shkëlqyer, edhe pse në diversitetin e saj kulturor dhe ideologjik." Pensionistë të tjerë, si Walter dhe Angelo, ndjekin gjithashtu një program që i çon në aktivitet fizik në një palestër në qendër të qytetit, ku ata kanë gjetur një "kanal të shkëlqyer për të mbajtur një stil jetese të shëndetshëm."
Së fundmi Aldo na shpjegoi se "është e mrekullueshme të jetosh në këtë vend me klimë të butë" pas një jete pune në një qytet të lagësht dhe pas një periudhe jetese në Portugali ku ai ka pasur një përvojë shumë të kënaqshme. Qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të jetojë në një qytet bregdetar dhe ai tregon se ndikimi me qytetin "ka qenë i fortë edhe në aspektin gjuhësor." Sot pas tre vitesh, ai është "i lumtur që jeton këtu me gruan e tij, Lucianën, me të cilën marrin pjesë edhe në aktivitetet bamirëse për mbështetje të të varfërve."
Carmela Pagliuca është një gazetare profesioniste me mbi njëzet vjet përvojë në media të shkruara, televizive dhe online, si dhe edukatore dhe ndërmjetëse familjare me qasje sistemike. Themeluese e “Gruppo Atlantia”, ajo ka drejtuar projekte në fushën e komunikimit dhe ka kontribuar në mënyrë aktive në gazetari, edukim dhe menaxhim strategjik.
Komente