Pamje nga Himara – Plazhe të pastra, shërbime cilësore dhe turistë nga e gjithë bota

Pamje nga Himara – Plazhe të pastra, shërbime cilësore dhe turistë nga e gjithë bota

Himarë – Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të freskëta nga plazhet e Himarës, ku gjatë këtij sezoni veror po vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të pushuesve vendas dhe të huaj.

Himara po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të preferuara bregdetare në Shqipëri, falë pastërtisë së plazheve, cilësisë së lartë të shërbimeve, sigurisë së shtuar dhe ofertës turistike të larmishme.

Një nga zhvillimet pozitive është dyfishimi i hapësirave të plazheve publike, çka ka krijuar më shumë lehtësi dhe alternativa për pushuesit. Megjithatë, sfidë për autoritetet vendore mbetet menaxhimi dhe pastrimi i vazhdueshëm i këtyre zonave.

Por Himara ofron më shumë sesa det dhe rërë. Turizmi historik është një tjetër pasuri e zonës. Vizitorët mund të eksplorojnë kalanë e vjetër të Himarës, si dhe dhjetëra kisha shekullore, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli XI.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-