Operatorë turistikë nga Lituania vizitojnë Vlorën – Synim: rritja e fluksit të turistëve

Operatorë turistikë nga Lituania vizitojnë Vlorën – Synim: rritja e fluksit të turistëve

Vlora po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si destinacion turistik ndërkombëtar. Ditët e fundit, qyteti ka mirëpritur një grup operatorësh turistikë nga Lituania, në kuadër të një vizite që synon shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimit me aktorët lokalë të turizmit.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, priti në një takim zyrtar operatorët lituanezë së bashku me përfaqësues të sektorit turistik vendas. Gjatë takimit u diskutua mundësia për rritjen e numrit të vizitorëve nga Lituania dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

“Pritja e operatorëve turistikë nga Lituania, vizitat në qytet, shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi me operatorët vendas, ishin një tjetër hap zhvillues – një dritare e re që do të shtojë turistët lituanezë në Vlorën e të gjithëve,” deklaroi kryebashkiaku Dredha.

Gjatë vizitës, operatorët lituanezë u njohën nga afër me ofertat turistike të Vlorës, monumentet e trashëgimisë kulturore, zonat natyrore, si dhe me infrastrukturën pritëse që qyteti ofron.

Vlora vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara si nga turistët vendas, ashtu edhe ata të huaj. Investimet në rrugë, bregdet, dhe hapësirat publike po e kthejnë qytetin në një pikë referimi për turizmin shqiptar dhe rajonal.

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-