Operacioni “Last Door” – Arrestohet në Lezhë autori i disa vjedhjeve, në kërkim bashkëpunëtori

Operacioni “Last Door” – Arrestohet në Lezhë autori i disa vjedhjeve, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Françesko Doçin, 25 vjeç, banues në Laç, i dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe marketingu. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Door”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Policinë e Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e ndarë gati për shitje. Hetimet kanë zbuluar se 25-vjeçari dyshohet të ketë kryer:

Vjedhje me thyerje të automjeteve dhe banesave;

Tentativa për vjedhje në lokale në Lezhë dhe zonat përreth;

Vjedhje në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në Laç.

Në kuadër të të njëjtit hetim, është shpallur në kërkim M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale. Policia vijon punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-