Operacionet e fundit në Vlorë dhe Sarandë -  3 të arrestuar, 4 të proceduar

Operacionet e fundit në Vlorë dhe Sarandë - 3 të arrestuar, 4 të proceduar

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
• Q. Y., 67 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, pasi më datë 15.07.2025, rreth orës 20:00, në lagjen “Kushtrimi”, jashtë banesës së tij, ka djegur mbeturina dhe shkurre, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
• L. H., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F. D., 26 vjeç, se për motive të dobëta, e ka kanosur me fjalë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi T. K., 47 vjeç, pasi dyshon që ky shtetas i ka thyer xhamin e dritares së marketit dhe i ka vjedhur paketa të ndryshme cigaresh dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, Vlorë dhe Sarandë, referuan materialet në Prokurori dhe:
• arrestuan shtetasin H. R., 23 vjeç, banues në Belgjikë, pasi është konstatuar në rrugën “Butrinti”, Sarandë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• arrestuan shtetasin S. B., 22 vjeç, banues në Francë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me pemët anësore të rrugës;
• arrestuan shtetasin E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Lungomare”, Vlorë, është konstatuar nga patrulla e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
• proceduan penalisht shtetasin A. D., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 15.07.2025, duke drejtuar pa lejen përkatëse motomjetin tip “Kawasaki”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale, në rrugën “Sazani”, Vlorë, me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. S., 61 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-