OBSH publikon raportin përfundimtar për COVID-19: Origjina e virusit mbetet mister

OBSH publikon raportin përfundimtar për COVID-19: Origjina e virusit mbetet mister

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË (OBSH) ka publikuar raportin përfundimtar lidhur me origjinën e COVID-19, duke pranuar se pyetja se si nisi pandemia globale mbetet pa përgjigje.

Grupi i ekspertëve të emëruar nga OBSH nënvizon se mungesa e qasjes në të dhëna kyçe, sidomos nga autoritetet kineze, është arsyeja kryesore pse nuk është arritur ende një përfundim i qartë.

Raporti thekson se, megjithëse një pjesë e konsiderueshme e provave shkencore sugjeron se virusi ka origjinë zoonotike (pra, nga kafshët te njerëzit), nuk mund të përjashtohet plotësisht teoria e një rrjedhjeje laboratorike.

Ekspertët deklarojnë se pa akses në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të biosigurisë, veçanërisht nga Kina, nuk është i mundur ndërtimi i një tabloje të plotë për origjinën e virusit.

Aktualisht, nuk ka prova që tregojnë se virusi është krijuar qëllimisht apo ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Sidoqoftë, autoritetet kineze kanë refuzuar të ofrojnë të dhëna shtesë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga grupi i ekspertëve.

Sipas ekspertit Venter, teoria e rrjedhjes nga laboratori mbetet spekulative, e politizuar dhe e pambështetur nga shkenca, por njëherazi nuk mund të përjashtohet përfundimisht pa hetime të plota dhe transparente.

Qeveria kineze vijon të mohojë çdo përgjegjësi për një rrjedhje të mundshme laboratorike, duke sugjeruar që hetimi për origjinën e COVID-19 të zgjerohet edhe në vende të tjera.

Raporti ngre sërish nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe qasje të pakufizuar në të dhëna, si e vetmja rrugë për të zbardhur plotësisht se si nisi pandemia që tronditi botën.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-