Nuk priti zjarrfikësit – Polici 26-vjeçar hyn mes flakëve dhe shpëton të plagosurit

Nuk priti zjarrfikësit – Polici 26-vjeçar hyn mes flakëve dhe shpëton të plagosurit

Ky është polici hero që shpëtoi jetë mes flakëve në Fier

Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.
Pa menduar dy herë, Klajdi u hodh në veprim. Ai nxitoi drejt automjetit, i ndihmoi të plagosurit të dilnin dhe, kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt. Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal derisa të gjithë u nxorën nga rreziku.
I ndodhur në vendin e aksidentit në momentin e duhur, ai nuk priti mbërritjen e zjarrfikëses, por ndërhyri menjëherë, duke nxjerrë nga makina e përfshirë nga flakët katër personat e bllokuar brenda.

Aksidenti i rëndë u regjistrua në zonën e Qafë Koshovicës, ku një automjet tip “Benz” humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.
Një qytetar ka filmuar momentin kur efektivi i policisë hyri mes flakëve dhe arriti të shpëtojë të gjithë pasagjerët, duke shmangur një tragjedi të madhe. Sipas dëshmive, falë ndërhyrjes së menjëhershme të tij, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

Ky gjest i guximshëm tregon fytyrën e vërtetë të një polici që nuk e sheh uniformën thjesht si punë, por si mision për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Veprime të tilla janë shembull frymëzimi për shoqërinë dhe një arsye e fortë që institucioni ku ai shërben ta vlerësojë publikisht.

Në një kohë kur shpesh flitet për kritika ndaj sistemit, është e rëndësishme të nxjerrim në pah figurat e ndritura, si Klajdi Mustaj, që me guximin dhe humanizmin e tij dëshmoi se heronjtë nuk janë vetëm në filma – ata ecin mes nesh, të gatshëm të sakrifikojnë për jetën e tjetr

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-