Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime – Jahti luksoz i miliarderit francez lundron në ujërat e Vlorës

Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime – Jahti luksoz i miliarderit francez lundron në ujërat e Vlorës

Prej disa ditësh, Vlora është kthyer në destinacionin më të fundit të elitës globale. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga figurat më të fuqishme të biznesit luksoz ndërkombëtar, ndodhet në ujërat e kristalta të bregdetit shqiptar, duke shijuar pushimet verore në jahtin e tij superluksoz.

Arnault, kryetar dhe CEO i LVMH – konglomeratit më të madh të mallrave luksoze në botë (Louis Vuitton, Dior, Fendi, Givenchy, Moët & Chandon e shumë të tjera) – renditet aktualisht si njeriu i gjashtë më i pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 150 miliardë dollarë.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Arnault ndodhet në Shqipëri për pushime, ndërsa jahti i tij është fotografuar përballë Gadishullit të Karaburunit.

Ndalesa në Shqipëri vjen vetëm pak javë pas vizitave të personaliteteve të tjera të njohura ndërkombëtare në rivierën shqiptare, si Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Richard Grenell.
Vlora po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion elitar turistik, ku prania e jahteve të miliarderëve ndërkombëtarë nuk është më rastësi, por një trend i ri i verës 2025.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-