Të enjten është zhvilluar provimi i parë i lirimit për nxënësit e klasave të nënta, i cili ishte ai në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Sipas të dhënave nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë, në këtë provim morën pjesë 1,032 nxënës, të shpërndarë në 14 qendra provimi, në varësi të shkollave përkatëse të kësaj zone arsimore.
Procesi i administrimit u drejtua nga 14 përgjegjës administrimi dhe u mbikëqyr nga 89 administratorë provimi, të ngarkuar për të garantuar qetësinë dhe korrektësinë e zhvillimit të testimit.
Provimi u zhvillua në një kohëzgjatje prej 2 orë e 30 minutash, duke nisur në orën 10:00 dhe përfunduar në 12:30.
Provimet do të vijojnë me testimet në Matematikë dhe Gjuhë të Huaj, sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit.
Ky është një moment i rëndësishëm për mijëra nxënës, të cilët me përfundimin e këtij cikli arsimor hedhin hapat drejt arsimit të mesëm të lartë.
Efrosina Papa, gazetare me një karrierë 26-vjeçare në median e Vlorës, është një zë i dalluar i informimit lokal, që ka ndërtuar me përkushtim urën mes qytetarëve dhe ngjarjeve të ditës. Ajo është e njohur për pasqyrimin e drejtë dhe të ndershëm të realitetit, me vëmendje të veçantë ndaj historive njerëzore dhe figurave punëtore të komunitetit.
Komente