Nis restaurimi i Manastirit të Ardenicës – ndërhyrje urgjente për ruajtjen e monumentit të rrallë ortodoks  Muret rrethuese të dëmtuara nga koha dhe tërmeti i vitit 2019, ndërsa planifikohet rindërti

Nis restaurimi i Manastirit të Ardenicës – ndërhyrje urgjente për ruajtjen e monumentit të rrallë ortodoks Muret rrethuese të dëmtuara nga koha dhe tërmeti i vitit 2019, ndërsa planifikohet rindërti

Pas alarmit të dhënë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, kanë nisur prej më shumë se një muaji punimet restauruese në Manastirin e Ardenicës, një nga monumentet më të rralla dhe me vlerë të trashëgimisë ortodokse shqiptare. Intervenimi ka filluar me përforcimin e mureve rrethuese, të cilat kishin pësuar dëmtime të theksuara për shkak të kalimit të kohës dhe, më së shumti, nga tërmeti i vitit 2019.

Pjesa perëndimore e manastirit kishte pësuar edhe rrëshqitje dherash, çka e bëri të domosdoshme nisjen e menjëhershme të punimeve. Historiani Niko Ferro thekson se:
"Ky manastir është më i vjetri i ndërtuar në Shqipëri nga ortodoksia shqiptare dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore."

Sipas tij, përveç ruajtjes së strukturës ekzistuese, është bërë edhe kërkesë zyrtare për rindërtimin e bibliotekës së vjetër të manastirit, e cila u shkatërrua nga një zjarr në vitin 1932. Po ashtu, në projektin restaurues parashikohet edhe ndërtimi i një muzeu për vizitorët, ku do të ekspozohen gjetje arkeologjike të zonës përreth.

Punimet përfshijnë jo vetëm strukturën murale, por edhe restaurimin e konakëve të manastirit, ndërtimin e dyshemesë, pastrimin e pikturave murale që ndodhen në perimetrin e kishës, trajtimin e elementëve prej druri, si dhe pastrimin e fasadës nga patina biologjike që është grumbulluar me kalimin e viteve.

Manastiri i Ardenicës, i ndodhur në territorin e Lushnjës, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë që në vitin 1964 dhe mbrohet me ligj si pjesë e trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-